English

Liderët e ardhshëm të biznesit takojnë ANEGINO-n

Në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, kësaj here është mbajtur një takim ndryshe. Jo më leksione të mbushura me numra, shifra e përllogaritje.
Ishte ANEGINO që u shpalosi ballë për ballë studentëve të këtij fakulteti veprimtarinë e tij. Jo më pak se 58 aplikime për punë janë paraqitur në faqen zyrtare të Aneginos. Ndërsa në aktivitet ishin të pranishëm rreth 65 persona të cilët morën informacion të detajuar lidhur me Anegino-n dhe mënyrën e plotësimit të rezymesë së tyre në këtë portal të gjërë.

Onur Polat lideri i projektit, prezantoi veprimtarinë e Anegino-s nga perspektiva e një punëdhënësi. Ai shpejgoi deri në detaje rëndësinë që ka plotësimi i rezymesë në mënyrë korrekte.

Gjatë prezantimit të tij para një auditori të përbërë nga profesorë dhe studentë lideri i projektit, Polat u shpreh:
"Rezymeja është si një make-up për femrat. Nëse nuk e ke, nuk do të thotë që
nuk je profesional, por gjithsesi duhet të bëhesh i dukshëm dhe të nxjerrësh në pah të veçantën tënde". "Punëdhënësit janë të interesuar për faktet që aplikantët paraqesin në CV-të e tyre dhe jo për mendimet që ata kanë", shtoi ai. Anegino është hallka më e rëndësishme, i cili mundëson që këto CV të duken, të vlerësohen dhe të përzgjidhen.

Edona Bilali, petagoge e Burimeve Njerëzore pranë Fakultetit Ekonomik, shprehet:
"Informacioni mbi Anegino-n dhe mënyrën e të qenurit pjesë e tij është shumë i rëndësishëm për studentët e këtij fakulteti. Duke qënë se portali i Anegino-s është i plotë, i ndihmon ata jo vetëm për të plotësuar CV-në, por edhe duke i udhëzuar si mund të bëhen kandidat fitues për pozicionin e punës ku kanë aplikuar".

Florida është lidere e ardhshme e biznesit. Ajo pohon se ka dëgjuar shpesh të flitet për Anegino-n, por sot është e kënaqur që ka mundësi të ketë përballë liderin e këtij projekti, nga i cili do marrë informacion më të saktë.
"Mendoj se është një mundësi shumë e mirë që na jepet për të gjetur punë" - shprehet Florida, ndërsa përpara ka një stilolaps dhe një bllok në të cilin mban shënime mbi Anegino-n.

Anegino është një platformë punësimi e cila operon në të gjithë Shqipërinë. Përmes Aneginos bizneset kanë mundësinë të gjejnë stafin e përshtatshëm, dhe nga ana tjetër punë kërkuesit gjejnë punën e duhur brenda një kohe të shkurtër.

KOMENTE