Koha Ditore: Sipas një komunikate të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvillime të reja në Podujevë dhe pohohet se është arrestuar edhe lideri i saj, Albin Kurti. Ja edhe kronologjia e ngjarjeve sipas Vetëvendosjes. 14:27 - Policia e Kosovës ka filluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime. 14:30 – Në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur në tokë, pohon Vetëvendosje. 14:32 – Deri më tani kemi vetëm dy emra të të arrestuarve. Ata janë Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli. 14: 36 - Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba.
Kosova Sot: “Policia e Kosovës, iu dha protestuesve 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, por aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit. Policia ka ndërhyrë me forcë ndaj qytetarëve, ku ka disa të arrestuar dhe të lënduar nga të dy palët. Në mesin e të arrestuarve janë Albin Kurti, Salih Zyba, Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli. Policia është duke ndërmarr aksionin e dytë për shpërndarjen e qytetarëve, të cilët janë duke tentuar që të riorganizohen dhe të shkojnë drejt pikës kufitare Merdarë.”
Gazeta Express: “Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës. Lajmin e ka postar në faqen e saj zyrtare në Facebook Lëvizja Vetëvendosje. Pas Albin Kurtit janë arrestuar edhe: Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë. Ndërkohë, Policia e Kosovës po përdor kundër demonstruesve gaz lotësjelles.”
Zëri: “Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për lirimin e rrugës në Podujevë. Me këtë rast ata kanë përdorur gaz lotsjellës si dhe kanë arrestuar disa persona. Në mesin e të arrestuarve, sipas Vetëvendosjes, është edhe lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti dhe aktivistët Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi, Durim Jasharaj, Skender Merturi dhe disa të tjerë. Ndërkaq, protestuesit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme, duke u strehuar nëpër oborre të shtëpive përreth për shkak të gazit lotsjellës. Ndërkaq, nga ana e protestuesve në drejtim të policisë janë hedhur gurë dhe gjësende tjera. Policia ndaj protestusve që ende po qëndrojnë në afërsi të tyre ka prëdorë edhe ujë nga cisternat, në tentim për t’i shpërndarë ata. Aksioni i policisë për shpërndarjen e protestusve ende po vazhdon!
bot. në respublica