Të tjerë fëmijë ishin shitur për shifrën 4500 dollarë apo më pak, ashtu siç ishin dhe prindërit kinezë që shitën fëmijët e tyre, por kjo shifër ka thyer rekodin.
Një ish-biznesmen saudit është përpjekur të shesë të birin për 20 milionë dollarë, në një njoftim të vendosur në "Facebook", për të evituar jetesën në varfëri pas mbylljes së biznesit të tij ilegal. Saud bin Nasser Al Shahry deklaroi se shitja e të birit është i vetmi opsion për të siguruar jetesën për gruan dhe vajzën e tij. Ai tha se do të shkojë në gjykatë të plotësojë shitjen e djalit, me kushtin e vetëm që të dinte se në cilin qytet do të jetonte blerësi i tij. Trafikimi i qenieve njerëzore është shkelje në Arabinë Saudite, por në këtë vend, sipas raporteve të DASH, nuk respektohet as minimumi i standardeve ndërkombëtare. "Facebook" nuk ka gjasa ta lejojë shitjen nëpërmjet faqes, bazuar në rregulloren e tij. Rreth gjysma e të gjithë fëmijëve sauditë përballen me dhunën apo abuzime të formave të ndryshme, sipas grupit arab të të drejtave të njeriut.