Në të gjitha pikat e riparimit të automjeteve në Tiranë, mekanikët të thonë të njëjtën gjë. Pjesa më e madhe e defekteve në motorrat e makinave vjen si pasojë e cilësisë së keqe të karburantit. Por si në shumë sektorë, edhe pronarët e serviseve ngurrojnë të denoncojnë pasi i tremben hakmarrjes së shtetit përmes mekanizmit Polici Financiare.
Megjithatë në pikën e servisit të kompanisë Volksvagen në Tiranë, një prej mekanikëve shpjegon tenkikisht se çfarë ndodh në makinat e shqiptarëve që furnizohen me karburant të cilësisë së dobët
“Defektet vijnë nga mos cilësia e karburantit, mungon lubrifikimi i nevojshëm që shkakton nxirjen e detaleve dhe njëkohësisht i gripon. Ciflat kalojnë nëpërmjet motorrit dhe shkojnë në injektor ku ndodh më pas bllokimi motorrit”, shprehet Nexhat Bllaka.
Por cila është kostoja e riparimit apo zëvëndësimit të një pompe nafte?
“Cmimi shkon mbi 1 milionë lekë kështu që klienti ka shumë shpenzim”, shton Bllaka.
Inxhinjeri Seid Bilali, i cili menaxhon pikën e servisit të kompanisë Volksvagen, thotë se cilësia e keqe e karburanteve është burimi i një sërë defektesh komplekse me një kosto të lartë për xhepat e qytetarëve.
“Defektet me të shpeshta në servisin tonë si pasojë e karburanteve të dobëta, karburante me ujë dhe squfur. Nëse ne europë një shërbim profilaktik bëhet çdo 15,000 km në shqipëri bëhet cdo 7,500 km dhe kjo ndikon në xhepat e konsumatorëve. Squfuri në naftë ndikon në djegien e gazrave që mund të prishë katalizatorin dhe kostoja e ndërrimit është 2,000 euro që nuk e përmban garancia e mjeteve:, thekson Bilali.
Pavarësisht ekzistencës së një drejtorie që merret me analizat e cilësisë së Hidro-Karburëve, realiteti në terren mbetet i pandryshuar.
Vetëm pak ditë më parë hetimet e Prokurorsië zbuluan përmasat e një skandali që kishte prekur edhe strukturat më të larta të qeverisë dhe shtetit. Kompania Euroil, e cila është në qendër të skandalit të kontrabandës së naftës vergine, kishte furnizuar me naftë bruto edhe vetë parkun e autormjeteve të Këshillit të Ministrave, shumë ministrive dhe institucioneve të më të rëndësishme shtetërore përfshi edhe vetë Shërbimin Sekret, SHISH, si dhe tërë makinerinë e forcave të armatosura.
Sipas hetimeve, si pasojë e naftës me cilësi të dobët të shitur nga kjo kompani, makinat kishin pësuar demë serioze por edhe mjedisi kishte paguar koston e tij si pasojë e ndotjes.
top-channel 15 Janar 2102
Karburantet cilësi skandaloze(VIDEO)
-
Drinush Mirashaj20:14 - 15 Janar 2012Me ato rroga qe kan njerzit ne shqiperi dhe me leket qe fitojn petrolieret ne vendin ton nuk ka komente