Qeveria e re greke ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me promovimin në Shkup të së ashtuquajturës Porta e Maqedonisë.
Ministria e Jashtme helene është shprehur e indinjuar pasi në këtë objekt ndodhen të gdhendura fytyrat e disa personaliteteve historike greke.
“Në këtë objekt, që është i ngjashëm me Harkun e Triumfit në Paris, ndodhet edhe fytyra e luftëtarit grek Aleksandri i Madh”, shkruan më tej gazeta.
Sipas saj, autore e kësaj vepre është Valentina Stefanovska, e cila është edhe autore e statujës gjigande të Aleksandrit të Madh në Shkup, që njihet me emrin “Luftëtari me Kalë”.
“Qeveria e Shkupit, me këto veprime tregon se nuk është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit”, shkruan më tej “Kathimerini” në numrin e sotëm të saj.