English

Porto Romano fundoset çisterna panameze

Dy antarë të ekuipazhit të një anije çisternë që u përfshi nga flakët mesditën e së dielës rezultojnë të zhdukur, njëri u konfirmua i vdekur, ndërsa ndërsa 11 të tjeret u shpëtuan nga rojat bregdetare.
Zjarri e përfshiu anijen vetëm gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, në Durrës.
Çisterna me flamur panamez dhe me kapiten slloven shkarkoi karburantin në portin e hidrokarbureve në Porto Romano dhe ishte nisur drejt Italisë kur u përfshi nga flakët.
Forcat e policisë kufitare dhe ato të kapitenerisë e kanë ndihmuar 11 pjestarët e ekuipazhit t’i shpëtojnë vdekjes, ndërsa tre të tjeret janë duke u kërkuar ende. Njëri prej tyre është rikuperuar në det i vdekur.
Vetëm 30 minuta pas rënies së zjarrit, anija u fundos.

KOMENTE