English

Depozita uji mbi pallate s'do ketë më. Olldashi: Brenda 2012-tës, ujë pa probleme(VIDEO)

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës do të nisë në fillim të vjeshtës së këtij viti, heqjen e depozitave të ujit nga pallatet e kryeqytetit. Depozitat sipas ministrit Sokol Olldashi, do të jenë të panevojshme, pasi do të arrihet furnizimi me ujë 24 orë në 24 për të gjithë qytetarët e Tiranës. Në inspektimin e realizuar në një nga depot më të mëdha të ujit në kryeqytet, në zonën e Qytetit Studenti, Olldashi u shpreh se projekti pilot do të nisë fillimisht vetëm në një zonë të kryeqytetit.
Sipas ministrit Sokol Olldashi ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka kryer investime prej 600 milion lekësh, ku nga 470 prej tyre janë investuar nga buxheti i vetë Ujësjellësit.

399

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi18:53 - 16 Janar 2012
    TRE THEMELET E JETES:OKSIGJEN,UJE,USHQIM. Ti heqesh depozitat private te ujit qe kane banoret e Tiranes mbi apartamentet ne vjeshten e vitit 2012-te,se do tju garantohet uji,kjo eshte nje teori e bukur e pa vertetuar ne praktike. Nisur nga nje koncept qe rezervat ne c'do pune jane te dobishme,edhe depozitat s'ka pse hiqen ne vjeshte se vjen dimri,kur ai dimer do vertetoje si do funksionoje ky projekt.Ndaj c'beri ne vjeshte c'beri ne pranvere e ardheshme heqia e depozitave s'ka ndonje rendesi per stinen. Jap mendimin se,pasi te punoje ky projekt SAKTE,i garantuar edhe me sa me shume vite per punen e tij,te hiqen depozitat. Privatet e depozitave,para se te heqin depozitat ti marin nje dokument garancije organit,ndermarjes,qe pergjigjet per kete pune.Ne rast se uji nuk ju shkon si duhet,pronari te demshperblehet ne lek,me kete garanci,sepse ai do ta blere tani ujin per ta pire,ne se deshton projekti.Mendimi im eshte se ky projekt kur te kete nje tjeter analog me te ne gadishmeri per te punuar,kjo krijon sigurine per lengun jetik Nr2 te njeriut UJIN,qe vjen pas pksigjenit.