Ka marrë fund një nga çështjet më të përfolura, ajo e video-përgjimit Meta-Prifti. Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Metës duke e shpallur të pafajshëm. Kolegji penal i kësaj gjykate, i përbërë nga pesë gjyqtarë të pranishëm në séance ka dhënë vendimin final duke e bazuar pafajësinë e Metës në tre pika:
-Nuk provohet fakti se ekziston diçka e tillë
-Rrëzohen provat nga ana e Prokurorisë
-Të gjitha shpenzimet për gjithë proçesin do 'i kalojnë shtetit shqiptar
Menjëherë pas verdiktit të gjykatës kanë reaguar dhe avokatët e kreut të LSI-së duke u shprehur se drejtësia u vendos dhe mori fund komedia.
Ndërkohë dhe në ambjentet e LSI ka pasur një festë të madhe nga mbështetësit e kësaj force, të cilët kishin orë të tëra që ishin në pritje të këtij vendimi.
Akuza ndaj Ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta u ngrit pas publikimit të video-përgjimit të realizuar nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit më 1 mars 2010.
Numërohen në më së shumti se 20 seanca gjyqësore rreth këtij proçesi, të zhvilluara në një periudhë prej një viti, një maratonë e vërtetë gjyqësore.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndaj Ilir Metës, pasi sipas saj provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive.
Ilir Meta shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lartë
-
Albert 17:35 - 17 Janar 2012ne shqiperi nuk fusin dot ne burg hajdutet e thjeshte.do fusin meten qe eshte bur shteti?eshte normale per ne shqiperi qe do dilte i pa fajshem.tani eshte radha e priftit te paguaj pasojat
-
Ylber Zenuni16:14 - 17 Janar 2012Me thane dicka?po kujt me i thane.Me pyet dicka?po ke me pyet.Fjala turp,a vazhdon te ekzistoj ne fjalorin shqipetar,ne qofte se po hiqeni krejt se nuk iu dashka kerkujt.Gjykata e mbaruar mund ta nxjeri te pafajshem dhe hajdut meta mund te qeshi me ironi po te gjithe shqipetaret e dine qe ai eshte fajtor.qeveria e sales nuk ka per te ndryshuar po do bente mire ti vinte emrin qeveri komuniste te pakten qytetaret te munden me kerku strehim politik ne vende te tjera.
-
Vetem Florian18:35 - 16 Janar 2012po normal qe i pafajshem do dali ai?
-
Shqiptari17:45 - 16 Janar 2012Mendon mjerani se ka blere pafajesine, por ne fakt ka ngarkuar mbi shpine peshen me te rende, te cilen megjithese shtangist nuk do te mund ta mbaje dot! veprime te tilla dhente Zoti e ja shkurtofshin jeten PADREJTESISE! Padrejtesia me e madhe per ne shqiptaret eshte kjo klase politike ne palce e korruptuar e kjo QENVERI e kriminalizuar ne çdo qelize te saj!
-
Krisian Gjorduni16:18 - 16 Janar 2012po pse mendonit se do ndothte ndryshe... i pa fajshem po e po ai legen dhe shpenzimet e experteve do i paguaj shteti... dhe mbas ja nje viti do kerkoj dem shperblim per prishje imazhi.. te cilat do i paguaj populli shkrete .. tmerr ca vendi jetojme... tmerr per ne mjeranet qe rrime e shohim sec ndodh .. dhe zbejme as gje...