English

Shqipëria në 1951 do të ndahej: Serbi-Greqi, raport i CIA -s 1951

Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd, sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.
Raporti Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një takim në 4 prill 1951 mes Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Allen dhe një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij iu përgjigj, se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë. Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të tyre shkruajnë, se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për Epirin e Veriut. “Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.”, – mbyllet raporti i CIA-s. Arkiva e CIA-s Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për Epirin e Veriut. Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotë homologut të tij, se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, Kryeministri grek siguron homologun italian, se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut, vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike. Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se, “sipas zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të programuara për t’u mbajtur në Shkurt, do të deklarojë mbështetjen për Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e Shqipërisë”, – mbyllet raporti i CIA-s.Biseda në Beograd më 4 prill 1951 Në një bisedë në 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Allen, XXX ka deklaruar se një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë, se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim, XXX zbuloi se ky informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”. Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë, në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu referuar “të ardhmes” së Shqipërisë. Grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspiratat për Epirin e Veriut (Shqipëria Jugore). Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.

Uashington, 15 Janar 2012

KOMENTE
  • Gezim Skura21:11 - 16 Janar 2012
    o moj shqipri e mjera shqiperi gjith kush ne bote te ka zili ti ke pasqe dhe je nje zoje e ran qe burat e dheut te therritnin nane po sot shqiperi pa me thuaj si je posi lisi rrezuar mbi dhe gjani ju nena e baballar qe me djemte dhe vajzat jeni te ndare me niper mbesa kudo neper b te te therrasin gjysh dhe nene nuk mund ta thojne
  • Visar Gashi at pis duhet mbytur me pres te thonjve18:07 - 16 Janar 2012
    tani po dihen edhe sugjerimet e shteteve fqinje se edhe sot kan ambicje per te ndar shqiperine por kan harruar se jemi 8 milion shqiptare ne ballkan e per ket kerkojmshqiperi natyrale per momentin por shqipetaret duhet te jen faktor dominus ne ballkan vendin e kemi teritor kemi edhe duhet te ja fillojm lojes per gjdo ambicje kqyrim situaten ne mal te zi qka beri mali i zi per shqiptaret per flamur kurse per nje katund malazez kerkojn te drejta ne kushtetut hhhh kurse per shqiptare kerkojn ne mal te zi burg o kuje mema shqiperi kallxo veten moooooooo deri kurrrrrrreee me parti politike ndermjet veti avjen dita ndonjher
  • Ardiana Kociaj ana12:19 - 16 Janar 2012
    DIHET QE SHQIPERIA KA QEN NJE NGA VENDET KU GJITH FQINJET E KAN PASUR ENDERR PER TA BER TERRITORIN E VET DHE DIHET QE ESHTE NJE NGA VENDET KYCE NGA KU CDO ENDERIMTAR GRABITQAR MUND TE REAEALIZONTE QELLIMET TIJ NDAJ SHTETEVE TE TJERA, POR SA QE XHAXHI NUK GUXUAN AS TI TREGONIN KETO PLANE E JO TE VEPRONIN KESHTU QE ENDRAT TYRE METEN THJESHT NE SIRTAR,,,,,,,,
  • Muja11:56 - 16 Janar 2012
    Shteti bankrot grek tanima ka probleme me veten e tija. Ky shtet vetemse deklarohet hapur si shtet hibrid dhe i arrnuar nga popuj dhe teritore fqinjesh. Kete shtet do ta varrose kompaktesia biologjike dhe hapsinore shqiptare, bullgare dhe ajo turke. Bankrot shteti i ledhatuar per me teper se nje shekull do te shp[alose se shpejti varrmihjen e saje biologjike dhe teritoriale. Shqiptaret kan rastin historik per te justifikua kompaktesine e tyre biologjike dhe hapsinore pasi qe edhe pas nje shekulli nuk arriten te dobesojne faktorizimin shqiptare ne pjeset e shkeputura nga trungu hapsinor shqiptare . Kjo per ate qe edhe sote e kesaj dite pas shume diskriminimeve e gjenocidit faktori shqiptare ne kufijte aktual administrativ te shtetit shqiptare eshte shumice ne jug ne lindje dhe ne veri. Drejtersia do te shkoi ne vendin e vete . Kjo eshte imperativ dhe ligje ne kete jete.