English

Vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen "Meta"

Gjykata e Lartë do të japë sot në 16 Janar 2012 vendimin për çështjen "Meta". Pas 20 seancash gjyqësore, prokurori paraqiti më datë 6 janar pretencën duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës.

Prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi të deklarohet fajtor i pandehuri i saj Ilir Meta, për akuzen e korrupsionit aktiv të funskionarëve të lartë shtetërore dhe të dënohet, sipas prokurorit Bujar Sheshi, me dy vjet burgim dhe një milion lekë gjobë.
Prokurori iu referua dëshmisë së njeriut kyç në ketë çështje ish-ministrit të Ekonimisë, Dritan Prifti duke ritreguar edhe njëherë deklarimet e Priftit, kur tha në gjykate se kishte presion nga Meta, i cili i kërkonte shpesh, sipas tij favore për ankande dhe konçensione.
Prokurori vijoi duke theksuar se video është origjinale dhe e patjetersuar, e cila sipas akuzës tregon edhe njëherë vërtëtesinë e thënieve të dëshmitarit Prifti.

"Rezulton e provuar, - vijoi prokurori Sheshi, - që video është pranuar nga Gjykata e Lartë si provë në rrugë ligjore, pavarësisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kërkesën Prokurorise ta degjonte në sallë dhe ta transkripronte atë'.

KOMENTE