English

Hudhra dhe mrekullitë e saj për organizmin

Përveç që rregullon tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe sheqerin në gjak, kompozimi nga hudhra, diallyl trisulfid mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e qelizave, vërteton hulumtimi. Koka e hudhrës mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij, zbulon studimi i Universitetit Emory. Pjesa integrale e hudhrës, diallyl trisulfid lëshon sulfitin e hidrogjenit, i cili mbron indin dhe ripërtërin indin e dëmtuar të zemrës për 61 për qind, vërteton hulumtimi. “Kompozimet nga hudhra veprojnë në mitokondri, të cilat janë përgjegjëse për krijimin e energjisë në trup. Ndërprerja e oksigjenit dhe rrjedhjes së gjakut dëmton mitokondritë, çka mund të çojë deri te vdekja e qelizave. Shohim që diallyl sulfidi përkohësisht mund të ndalë funksionin e mitokondrive, t’i ruajë dhe të zvogëlojë prodhimin e metaboliteve reaktive të oksigjenit”, thekson për Huffington Post, udhëheqësi i studimi, profesori David Lefer. Metabolitetet reaktive të oksigjenit në fakt janë molekula restriktive oksiduese që dëmtojnë qelizat. Përbërësi kryesor i hudhrës është alicina, e cila ka veçori antibakteriale, antivirusale, antikërpudhore, antiparazitore dhe antioksidante. Përveç kësaj, përdorimi i rregullt i hudhrës rregullon tensionin, nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

KOMENTE
  • Leonard 11:55 - 17 Janar 2012
    SHume faleminderit per lajmin e radhes
  • Anizel10:55 - 17 Janar 2012
    Turi po bëje një artikull te pjesa e komentit dhe me siguri do e botojnë. Jam dakord me ty .Respekte
  • TURI10:51 - 17 Janar 2012
    KINI HARUAR DICKA TJETER PA THENE PER HUDHREN.NDIKON SHUME NGA AMA POZITIVE NE SEX..