English

Presidenti i Parlamentit Europian u zgjodh Martin Schulz

Martin Schulz, socialdemokrati gjerman u zgjodh sot presidenti i Parlamentit Europian duke pasuar konservatorin polak Jerzy Buzek. Nga 670 vota në total Schulz arriti të merrte vetëm 387 vota dhe duke e krahësuar me ish presidentin e PE-së Buzek, ai ka shënuar një rënie të ndjeshme pasi konservatori polak siguroi në mandatin e tij plot 555 vota.
Partia Popullore Evropiane dhe socialdemokratët, të cilat janë dy grupet më të mëdha parlamentare ranë dakortë për zgjedhjen e 56 vjeçarit Schulz në krye të PE-së. Martin Schulz pas fitores u shpreh përballë deputetëve se do të përpiqet që të dëgjohet zëri i demokracisë dhe i Parlamentit. Kandidatët përballë gjermanit Martin Schultz ishin britanikët Diana Wallis e partisë liberale dhe Nirj Deva i partisë konservatore euroskeptike të cilët morën përkatësisht 141 dhe 142 vota.

KOMENTE