English

Programi dyvjeçar i asistencës teknike të BQE-së dhe institucioneve partnere për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë

Banka Qëndrore Evropiane (BQE), së bashku me 14 banka qëndrore kombëtare (BQK) të zonës euro dhe Komisionin Evropian, përfunduan me sukses një program dyvjeçar të asistencës teknike për bankat qëndrore dhe autoritetet mbikëqyrëse të Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi, Turqisë, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës, sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/99. Qëllimi i programit, i cili u prezantua më 19 janar të vitit 2010, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Banka Qendrore Evropiane, bankat qendrore të zonës euro dhe një numër institucionesh partnere, ishte forcimi i mbikëqyrjes makro dhe mikro prudenciale në vendet e Ballkanit perëndimor dhe në Turqi.

Në kuadrin e këtij programi, u organizuan trajnime intensive në nivel rajonal për 150 specialistë të mbikëqyrjes dhe të stabilitetit financiar nga institucionet përfituese të këtij programi. Gjithashtu, bankat qendrore të eurosistemit mbështetën zbatimin e masave specifike kombëtare, të përcaktuara në marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare, bankat qendrore partnere dhe përfituesit e programit, dhe kryen simulime teknike në të gjithë rajonin për bashkëpunimin midis autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve përkatëse.

Përfundimi e këtij programi është hap i rëndësishëm për forcimin e mbikëqyrjes prudenciale në rajon dhe kontribuon në stabilitetin e sistemeve bankare, si element i rëndësishëm i rritjes së qëndrueshme ekonomike.

KOMENTE