Gjatësia e një njeriu, kryesisht tek femrat, mund të jetë një rrisk i madh për 10 llojet e kancerit. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga shkencëtarët e universitetit të Oxfordit. Për çdo 10 cm mbi lartësinë 1 metër në trupin e njeriut, shkencëtarët thonë se rreziku i kancerit rritet me 16%. Bazuar në studim, i cili është kryer në mbi 1 milion femra në Britaninë e Madhe, theksohet se edhe kimikatet e ndryshme që konsumohen për të kontrolluar rritjen e gjatësisë mund të jenë shkaktare apo stimuluese për sëmundje të kancerit.
Megjithatë studiuesit deklarojnë se personat e gjatë nuk duhet të alarmohen. Vajzat me gjatësi mbi 1.5 metër kanë 37% më shumë mundësi se ato nën këtë gjatësi për tu prekur nga një kancer i gjirit, i lëkurës, i zorrës së trashë etj. N.q.s për femrat stimulues i kancerit është gjatësia, për meshkujt studuesit rekomandojnë kujdesin me peshën.