Shumë njerëz i adhurojnë surprizat, por kjo nuk vlen për 26-vjeçaren Caitlin Wallace, organizmi i të cilës nuk i përballon dot dhe ajo shokohet sa herë që ndodh diçka e papritur.
Vajza e re vuan nga shoku dhe si rezultat, një moment i ngarkuar emocionalisht, mund t’i shkaktojë dobësi të muskujve dhe si rezultat, të bjerë në gjendje shoku.
Kjo situatë ndodh pasi zemra nuk është në gjendje të furnizojë organet me gjak të mjaftueshëm dhe oksigjen.
Mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, të cilat veprojnë si nxitje për organizmin. Organizmi reagon duke aktivizuar një “mekanizëm” rregullues për çlirimin e substancave të ndryshme.
Në rastin e Caitlin, “surprizat” mund ta paralizojnë. Kur themi ‘surpriza’, e kemi fjalën për veprime të thjeshta të jetës së përditshme, siç është zilja e celularit, një takim i rastësishëm me ndonjë mik, apo postieri që hedh letrat poshtë derës.
Këto veprime atë e kanë bërë të humbasë kontrollin e trupit të saj, në rastin më të keq, edhe 20 herë në ditë!
Gjendja e saj është kaq ekstreme, sa shumë herë paralizohet për shumë minuta dhe ndërsa mund të dëgjojë gjithçka, nuk shikon dhe nuk mund të lëvizë.
“Filloi në një formë të lehtë, sa herë që diçka më bënte për të qeshur. Por pak ditë më vonë, kur ndonjë koleg thoshte ndonjë barsoletë në punë, e humbja kontrollin dhe bija në shesh. Fillimisht kjo më ndodhte sa herë që qeshja, por pastaj u përsërit edhe nga veprime të tjera.
Mund të bie përdhe edhe nëse bie zilja e celularit tim, kur e mbaj atë në dorë”, tha 26-vjeçarja.
“Një ditë isha në supermarket dhe papritur pashë një shokun tim të vjetër që kisha 5 vjet pa e parë. Ishte kaq e papritur sa pësova shok. Dhe më e keqja me këtë sëmundje është se nuk funksionojnë duart që kur bie përdhe, të mbrohesh.
Më është nxirë trupi nga shenjat që kam kur bie papritur. Mund të dëgjoj gjithçka ndodh rreth e rrotull, por as nuk shikoj dhe as nuk flas dot. Duket sikur paralizohem papritur”, shton ajo.