English

Viti 2012, çmimet e banesave tendencë për ulje

Blerja e një banese në kryeqytet është bërë shumë e vështirë, për shkak të çmimit të lartë në disa nga zonat kryesore. Viti 2011 ka qenë një ndër vitet kur shume qytetarë kanë hezituar për të investuar në blerjen e një apartamenti të ri. Nga vitet e kaluara çmimi ka pasur një ulje të ndjeshme, por kjo nuk ka ndikuar te qytetarët për të blerë një banesë. Sipas parashikimeve të specialistëve të agjencive imobilare, ky pritet të jetë viti ku shumë familje mund të binden për të blerë një shtëpi. Ata e argumentojnë këtë gjë me faktin se çmimi i banesave mund të pësojë një tjetër ulje të ndjeshme në 3-mujorin e dytë të vitit dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet nga çifte të reja që dëshirojnë të jetojnë në Tiranë. Gjithashtu, specialistët thonë se ky mund edhe të jetë viti i fundit kur apartamentet do të pësojnë një ulje të çmimit dhe në vitet pasardhëse nuk mendohet të vazhdohet me të njëjtin ritëm, por do të ketë rritje të çmimit, për shkak edhe të mundësisë së daljes nga kriza ekonomike.
Çmimet sipas Këshillit të Ministrave, si kanë ndryshuar (në lekë)


1 Unaza-Materniteti i Ri 98 000- 90 000 +8000
2 Uzina e Autotraktorëve 71 000- 68 000 +3000
3 Zona e Bllokut, Liceu 190 000- 170 000 +20000
4 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 137 000 -123 000 +40000
5 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 115 000- 105 000 +10000
6 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombetar 116 000 -110 000 +6000
7 Zona e Parkut 89 500 -74 500 +15000
8 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 81 000 -78 000 +3000
9 Kinostudio 67 000 -60 000 +7000
10 Unaze-Shishtufine 75 000- 70 500 +5000
11 Bregu i Lumit 61 500 61 000 +500
12 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 190 000 -175 000 +15 000
13 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 135 000 -120.000 +15 000
14 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 117 000- 105.000 +12 000
15 Rr. "K.Parisit", Unaza, sh.Teknologjike 95 000- 88,000 +7000
16 Unaza e re-Kombinat-‘Misto Mame’ 70 000 -68.000 +2000
17 i sh-Ekspozita-Gjykata-‘Myslym Shyri’ 124 000 -120.000 +40 000
18 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 120 000 117.500 +25000
19 i sh-Uzina Enver, Rr. e Durrësit 91 900- 87.500 +4400
20 Fusha e aviacionit, Unaza e Re 64,350- 61,500 +2850
21 Pazari i Ri 112 000- 110,000 +2000
22 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unaze 94 600- 90,000 +4600
23 Nga Tregu tek ish-Kombinati 70 000- 67.500 +2500
24 Sheshi ‘Skënderbej’, Muzeu, St. Trenit 135 000- 130,000 +30 000
25 Politeknikumi, St. I Trenit, Siri Kodra 106 500- 100.000 +6500
26 Don Bosko 72 000- 70.000 +2000
27 Qendra, Kafe Flora, She. Skënderbej, i sh-Ekspozita 145 000- 140.000 +5000
28 Rruga e Durrësit, e Kavajës, ‘Myslym Shyri’ 142 800- 140.000 +2800
29 Qemal Stafa, ‘Kafe Flora’, ‘Zogu i Zi’ 110 000- 105.000 +5000
30 Rruga e Durrësit, Don Bosko 88 000- 86.000 +2000
31 Lapraka 71 000- 69,000 +2000
32 Laprakë, Kthesës e Kamzës 62 500- 64.000 -1500


Çmimet sipas agjencive imobilare në euro

- Ish-Blloku dhe zona e Radio Tiranës 1400 - 2100
- Qendra - Myslym Shyri – Rruga e Kavajës 1000 - 1400
- Qendra – Rruga e Kavajës - Rruga e Durrësit 1000 – 1400
- Unaza e Re – Kashar- Kombinat 430 - 550
- Zona poshtë Dajtit - Fresku - Linza 430 – 550
- Tirana e Re - Komuna e Parisit 850 - 1000
- Zona pranë Unazës së vogël - Rruga Bardhyl 800 - 1000
- Zona pranë Unazës së vogël - Zogu i Zi 800 - 1000
- Kodra e Diellit 550 – 700
- Zona e Liqenit Artificial 650 - 950
- Kodrat e Selitës 550 – 700

KOMENTE
  • DUSHI...;11:40 - 17 Janar 2012
    CMIME NE QYTETIN E DURRSIT NUK KA ZONA[MUZEU ARKIOLOGJIK]