English

Emigrantët shqiptarë në Greqi. Radhë të gjata pranë ambasadës për pashaporta biometrike

Emigrantët pyesin veten nëse qeveria shqiptare është në dijeni se jashtë territorit të Shqipërisë jetojnë emigrantë apo jo.
Data 1 Mars duket si një datë tmerri për mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, pasi ata nuk arrijnë të pajisen me pasaportën biometrike.
Gjatë ditës së sotme, mediat kanë parë nga afër gjendjen në ambasadë dhe pamjet flasin vetë. Radhët e gjata dhe dëshpërimi i madh.
Edhe pse personeli i Ambasadës ShqiptareAthinë punon në mënyrë të shkëlqyer, kjo nuk mjafton pasi personat e interesuar për pasaportë biometrike janë shumë.
Pasaporta biometrike dhe karta e identitetit po u kushton emigrantëve më shumë se 200 euro dhe kjo ndodh pasi atyre u duhet të lenë punën 3 ditë për të pritur në radhë.

KOMENTE
  • dyli16:11 - 18 Janar 2012
    turp per shtetin shqiptar, ti kerkoje nje emigranti 200euro per nje karte e nje pashaport, ndersa ndihet kriza ne europe..!!!!!!!!!!!!!