English

John Withers shprehet i shqetësuar për demokracinë shqiptare(VIDEO)

një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, zoti Withers tha se demokracia shqiptare nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon drejt regjimeve të ngjashme me atë hungarez dhe ukrainas.
406

"Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, gjë që ne presim t’i ketë një demokraci e zhvilluar", tha ish-ambasadori Withers.

Ish-ambasadori ia faturoi lidërve të politikës shqiptare moszgjidhjen e problemeve të rëndësishme dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE. Sipas tij, liderët politikë shqiptarë janë përçarës dhe aspak bashkues.

“Problemet e politikes nuk vijnë nga ambjenti, por polarizimi politik i udhëheqësve që thjesht nuk kanë në vetvete instiktin demokratik, për të cilët demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë”, tha zoti Withers duke u kujdesur të sqarojë se qendrimet e tij, disa të publikuara në kabllogramet e Wikileaks për Ramën dhe Berishën, nuk ishin personale, por qendrime të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

KOMENTE