English

Ka mbërritur përgjigjia e FBI-së për hetimet e 21 Janarit 2011(VIDEO)

Edi Rama duke vlerësuar pozitivisht kërkesën e trojkës së ambasadorëve për hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve të kësaj ngjarje, në një deklaratë për shtyp ai shprehet:
“Në emër të të gjithë popullit opozitar dhe posaçërisht të familjeve të dëshmorëve të 21 janarit, i shpreh mirënjohje botës demokratike që përmes trojkës së ambasadorëve foli sot qartë për drejtësinë munguar për vrasjen e Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.
Pa qëndrimin e qartë dhe të hapur të botës demokratike, në mbështetje të palëkundur të një hetimi e drejtësie në përputhje me Kushtetutën e me ligjin për krimin e vrasjes së të katër protestuesve të pafajshëm, nuk ka asnjë gjasë që ai krim makabër të ndëshkohet.
Duke i falenderuar të tre miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Shqipërisë për ndjeshmërinë e lartë të fjalëve të tyre sot në kërkim të drejtësisë së munguar të 21 janarit e në adresë të familjeve të viktimave, i bëj apel opinionit publik të dëgjojë edhe dëshminë tronditëse të vëllait të Hekuran Dedës.
Është dëshmia e një familjeje të këputur shqiptare, e cila sot e gjithë ditën jo vetëm qan djalin, vëllain, babain e xhaxhain e vrarë të plot nipave e mbesave, po edhe vuan deri në palcë bashkë me drejtësinë e munguar për 21 janarin e me fyerjet e turpshme ndaj tij pas vdekjes, edhe ofertën rrënqethëse të dikujt që trokiti në derën e shtëpisë së tyre në emër të Sali Berishës.
Shqipëria merr sot përditë prova tronditëse të rrëshqitjes drejt një realiteti pa shtet, pa drejtësi, pa institucione dhe të vendosjes së një regjimi metodash e teknikash mafioze për të asgjësuar lirinë, demokracinë, opozitarizmin. Dëshmia e sotme e vëllait të Hekuran Dedës është një tjetër provë e kësaj rrëshqitje dhe e dyfytyrësisë të këtij regjimi, të cilit opinioni publik duhet t`i vihet përballë demokratikisht përpara se sa të jetë shumë vonë. Në radhë të parë duke u ndërgjegjësuar plotësisht se tanimë s`është më në lojë e majta apo e djathta dhe asgjë tjetër që ndan natyrshëm individët, forcat shoqërore e grupet e interesit në një vend demokratik, po vetë fati i Shqipërisë demokratike.
Me besimin e madh tek mençuria e largpamësia e popullit shqiptar që do të dijë të reagojë me votë ndaj barbarizimit të përditshëm të pushtetit, si edhe tek mbështetja e miqve e partnerëve të patjetërsueshëm ndërkombëtarë për shqiptarët e Shqipërinë në rrugën e demokracisë e të integrimit europian, Partia Socialiste fton çdo qytetar në homazhin e 21 janarit, ora 11.00 në vendin e tragjedisë. Për të kujtuar dëshmorët, për të respektuar familjet e tyre, për të nderuar traditën më të mirë shqiptarenjë përvjetor si ky”-përfundoi ai.

408

KOMENTE
  • Petrit Aliu17:31 - 19 Janar 2012
    Genjeshtaret, pavaresisht ne cilin nivel qe jane, ne ate te qytetarit te thjeshte apo ne ate te politikanit e qeveritarit, gjithmone mundohen te krijojne situata te favoreshme ne interes te tyre apo te njerezve dhe miqve te tyre, dhe ne dem te te tjereve, pa kursyer ketu demet e medha qe i shkaktojne ne njerezit e mashtruar. Genjeshtaret ne fakt jane njerez pa atdhe. Ata nuk llogarisin ate qe demet e medha qe ja shkaktojne jo vetem qytetarit te thjeshte, duke ja bere jeten te lodheshme dhe te merziteshme, por i heqin njeriut dhe kenaqesine per te jetuar. Sali Berisha, me premtimet e tija te pafund, qe ne marrjen ne fillim te pushtetit, dhe gjate gjithe kohes qe ndenji dhe vazhdon ne drejtim te PD-se dhe te shtetit Shqiptar, vetem shkaterrim i solli vendit. Ky "doktor" ne vend qe ta sheronte Shqiperine dhe shqiptaret e lodhur nga sundimi i nje partie te vetme, e semuri nje popull te tere duke i shkaterruar ekonomine me themel dhe duke e nxjerre gjithe popullin te pa pune. Ai (Berisha), i hoqi dhe i shkaterroj shpresen shqiptareve per te jetuar ne Shqiperi. Sa qindra apo dhe mijera vete humben jeten ujerave te Adriatikut, per te gjetur nje pune ne dhe te huaj? Sa te tjere humben neper male dhe ne Greqi? Sa qindra bije nanash u vrane nga armet e pakontrolluara, qe moren dhene vetem per faj te Berishes? Sa bije nenash qahen cdo dite dhe sa familje te ngujuara jane sot nga zbatimi i kanunit te Leke Dukagjinit, qe Berisha e ka fort per zemer ne shekullin e 21-te? Kush ja hoqi pronesine shqiptareve duke i shitur per qindarka te huajve pronen kombetare? Kush i dha grekut, qe eshte edhe sot ne gjendje lufte me Shqiperine, te drejten e bazes ushtarake te porto Romanos ne Durres? Eshte po ky Berishe qe genjen edhe aleatet e Shqiperise duke thene se Shqiperia ju shmang renies ekonomike qe ka perfshire pothuajse gjithe boten. Kjo shmangje eshte si realizimi i detyrave te prodhimit ne kohen e monizmit, ku deklarohej tejkalimi i prodhimeve te qumeshtit, dhe qumesht nuk kishte ne treg. Sali Berisha e tjetersoje demokracine ne Shqiperi, duke i dhene po ate fytyre te partise se njeshit, ne kohen e monizmit. Zoti kryeminister, ju duhet te kuptoni se shqiptaret nuk mbahen me nen thunder. Me qejf apo pa qejf, ata morren boten dhe pane se si punon bota e qyteteruar. Ju duhet te kuptoni se nuk mund te luani me gjate me popullin. Kushdo qe vret naten dhe qan diten viktimen e tij, do te marre shpagimin nga organet e drejtesise, qe nje dite do dalin nga tutela dhe urdheri i njeshit. Ka ardhur koha, qe shqiptaret ne bashkohen si nje trup i vetem, pa dallime partiake, te detyrojne me kushtetute, qe ne postet e Presidentit, kryeministrit, te kryetarit te cdo partie politike te lejohet personi i zgjedhur me vote te lire te popullit vetem per nje periudhe kater vjecare dhe pa te drejt perseritje. Nuk duhet lejuar me qe nje person per kater vjet te jete president, per nje kater vjecar te dyte te jete kryeminister dhe per nje katervjecar te trete te jete kryetar partie. Armiqte e popullit shqiptar jane te shumte dhe Skenderbeu eshte mire qe rri ne kale dhe nuk zbret, te gjithe te tjeret duhet te detyrohen te zbresin pas kater vjetesh. Zogu qendroj sa deshi dhe sa mundi, Enver Hoxha per gati pesedhjete vjet, Sali Berisha per njezet vjet, mjaft eshte mjaft. Besoj se do te ishte me vend qe te organizohej nje veprimtary e gjere, mbare kombetare, si ajo KUQ E ZI, ndoshta dhe vete kjo organizate, qe me nje program te qarte politik, por pa objektiva te kerkimit te pushtetit, te detyroje te gjitha organizmat e shtetit, qe te vendosen paketa ligjore, plotesisht demokratike, ku te gjithe te jene njelloj para ligjit. Nje organizate qe nuk ka synime te marrjes se pushtetit, por qe ka mbeshtetje mbare kombetare, do te jete me me vlere se cdo parti politike, qofte dhe parti e mirefillte.
  • livalu Ligor Luarasi02:19 - 19 Janar 2012
    KA NJE DHE VETEM NJE TE VERTETE. ******************************************************************* E verteta ka pushtet te pa kufizushem,e verteta ve ne levizje gjithe makro dhe mikroboten,per te verteten njerezimi ka heronjte me te medhenj te tij sikunder ka edhe Shqiperia.E verteta ne finalet e saj sheron,miqeson,harmonizon,begaton.E verteta eshte si mrekullia e diellit ne acar o cingerimes se dimrit dhe si uji ne shkretetire.Mrekullite e se vertetes jane te perjeteshme,dhe ne c'do fushe,ate e ndjek pas mashtrimi,por ne perfundim,ne finale triumfon mbi djallin mashtrim. Shqiperia jone ka vuajtur,vuan dhe mos qofte keshtu sepse te vertetat per te ende shqiptaret nuk i dijne.Ndersa mrekullia me e madhe e se vertetes,e pa cmuar dot ne vlere qendron ne faktin se ka nje dhe vetem nje te vertete.Kete mrekulli do vije koha qe ta gezojne dhe shijone edhe shqiptaret e shumevuajtur nder shekuj,prej genjeshtres qe na ka ndjekur me percarjen qe ka pas.Pikerisht jemi ne shqiptaret qe pa luftuar genjeshtren s'mundet te paqesohemi,harmonizohemi,begatohemi.Ne te arthmen asnje shqiptar pa dallim krahine o besimi,kudo qe eshte ai,mos lejoje vecanerisht midis shqiptareve dhe gjithe njerezve te tjere qe e rethojne te mbjelle,vadite,o te prese frutet e genjeshtres.