"Mësuesit paguajnë më shumë taksa se kryeministri, blejnë më pak se më parë dhe degjojnë përralla që s'kane lidhje me realitetin e jetës së tyre."- është shprehur edi Rama në rrjetin e tij në Twitter, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë për rritjen e rrogave të mësuesve.
Gjithashtu ai është shprehur se "Programi yne i ri ul taksat për mësuesit, korrupsionin e paaftesinë e zëvendëson me transparencën e meritën, arsimin shqiptar e bën europian"