Policia e Tiranës parandaloi një vrasje në orët e pasdites në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, në ish-Bllok.
Njoftohet se forcat e rendit kanë ndaluar shtetasin 22-vjeçar Etjon Metaj, i cili tentoi të vriste me armë zjarri dy bashkëmoshatarë pas një konflikti të çastit.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që 22-vjeçari kishte me vete si dhe ka bërë shoqërimin e tij në komisariatin numër 2.