Mukarram Khan Aatif është vrarë nga persona të armatosur në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, i cili punonte si gazetar për Zërin e Amerikës.
Mukarram Khan Aatif, i cili raportonte për radion Deewa të Zërit të Amerikës u sulmua sot tek një xhami pranë shtëpisë së tij në Shabqadar. Zona ndodhet rreth 35 kilometra nga Peshavari, kryeqyteti i provincës Khyber-Pakhtunkhwa.
Policia lokale tha se dy persona me motoçikletë iu afruan xhamisë gjatë lutjeve të mbrëmjes. Një prej tyre hyri brenda dhe e qëlloi në kokë gazetarin para se të largohej.
Një zëdhënës i rrjetit Taleban në Pakistan tha se kjo organizatë ishte përgjegjëse për vrasjen. Miqtë e gazetarit Mukarram Khan Aatif, i cili ishte në të 40-at, thonë se ai kishte marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët.