Në takimin e sotëm të kreut të PS Edi Rama dhe gjitë aleatëve të tij, me perjashtim te kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule, të mbledhur në selinë rozë, pritet te diskutohet reforma zgjedhore dhe kerkesat e opozites per realizimin ne kohe te saj, korrektimi i sistemit, riberja e KQZ-se, numerimi elektronik dhe gjithçka tjetër që është bërë publike më herët, në takimet e radhës.
Në qendër të takimit do të jetë edhe aktiviteti homazh, planifikuar për nder të viktimave të 21 janarit, që opozita do t’i përkujtojë me lule e qirinj në sheshin para kryeministrisë.