English

Eugen Wollfarth takon presidentin Bamir Topi

Eugen Wollfarth ka deklaruar sot se palët politikë duhet të shënojnë përparim konstruktiv për reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme që i shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar. Në një takim me kreun e shtetit Bamir Topi, ambasadori Wollfarth i shprehu atij mbështetjen e mëtejshme e të palëkundur gjatë ushtrimit të mandatit të tij në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit, Bamir Topi theksoi “domosdoshmërinë për dialog konstruktiv ndërpartiak, konsensus e komunikim funksional institucional të të gjithë faktorëve e aktorëve politikë në vend, duke vënë në dukje nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret e rëndësishme të një vendi demokratik që synon integrimin zyrtar në familjen evropiane”.


Gjithashtu Presidenti i Republikës dhe Ambasadori i OSBE-së ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë dhe të arrihen rezultatet e duhura në funksion të realizimit të të gjitha aspiratave madhore të shtetasve shqiptarë dhe Shqipërisë.

KOMENTE