English

I ftohti i madh dhe bora e rënë mbyll shkollat në Korçë dhe në verilindje të vendit

Drejtoria Arsimore në Korçë ka vendosur të mbyllë shkollat dhe kopshtet deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas informacioneve të fundit drejtori i Arsimit në këtë qytet Arben Belba njoftoi vendimin për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë përfshirë zonën ditët e fundit.

I ftohti ka mbërthyer vendin prej disa ditësh duke bërë që në zonat veriore por edhe në juglindje të vendit temperaturat minimale të shkojnë në vlera tepër të ulëta.Kështu në qytetin e Korcës temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius, ndërsa në fshat ato kapën vlera edhe më ekstreme.
Ministria mbyll 5 shkolla për shkak të ngricave
Bllokohen akset nacionale Shkodër-Pukë, Shkodër-Koman, Pukë-Fusha Arrëz dhe Qafë Mali-Kukës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u vë drynin 5 shkollave në zonat verilindore deri në juglindje të vendit.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngricave që kanë mbërthyer territorin e vendit, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit. Zyrtarisht sqarohet se është pezulluar mësimi në Alarup, Ostren, Leskovik, Lavdar dhe Voskopojë.

Nga ana tjetër mësohet se 6 komuna me 25 fshatra dhe rreth 5 mijë banorë janë izoluar gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Shkodrës nga dëbora dhe ngricat, ndërsa në Iballë të Pukës termometri ka shënuar -14 gradë Celsius. Konkretisht janë të bllokuar komunat e Kelmendit me skajin më verior të Vermoshit, Shala e Shoshi në Dukagjin, Iballa dhe Qafë Mali, të cilat nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër të vendit, për shkak të kësaj problematike rrugore. Burime nga zonat e izoluara raportojnë se janë në kushte të vështira për shkak të mungesës së ushqimeve, ndihmës mjekësore dhe energjisë elektrike. Probleme të njëjta evidentohen edhe në akset rrugore nacionale Shkodër-Pukë, Shkodër-Koman, Pukë-Fusha Arrëz dhe Qafë Mali-Kukës, në të cilat mund të kalohet vetëm me zinxhir. Sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës mësohet se nga Ndërmarrja Rruga Ura është duke u hedhur kripë dhe skorie në akset nacionale, të cilat kalohen vetëm me zinxhir. Sipas Shtabit të Emergjencës është duke u bashkërenduar puna me policinë rrugore për këshillimin e drejtuesve të automjeteve dhe mbajtjen nën kontroll të akseve nacionale. Qarku i Shkodrës nuk ka qenë i përfshirë nga reshjet e dëborës, por ngricat e krijuara në rrugë për shkak të temperaturës -14 gradë Celsius kanë bërë që bora të shndërrohet në trashësi akulli, duke e kthyer rrugën në të pakalueshme. Dje është shënuar dhe temperatura më e ulët në qytetin e Shkodrës, ku termometri në mëngjes ka shënuar -6 gradë Celsius, ndërsa mesdita ka pësuar rritje të ndjeshme, ndonëse orët e mbrëmjes janë ftohur sërish.

Nga policia raportohet njëkohësisht se edhe aksi rrugor Shkodër-Tiranë pas mesnate deri në orën 8 të mëngjesit ka një trashësi të lehtë akulli, që është tepër e rrezikshme pasi dallohet me vështirësi nga drejtuesit e automjeteve.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi16:36 - 19 Janar 2012
    DIMRI PERSEI VJEN,NDOSHTA DHE ME I KEQ. C'do dimer qe vjen rethin e Korces vecan me Kolonjen, Shqerasin apo te Shkodres me Kelmendin,Vermoshin,Shoshin,Iballen,i gjen ne pozita super te veshtira jeten e banoreve te saj,vecan femije,pleqe,te semuret. Kur del pyetja pse keta banore kane lene historikisht keto treva,nje nga pergjigjet eshte:dimri,e ftohta,cingerimat,aq sa muaj zgjatin i ka detyruar dhe detyron edhe sot te braktisin vendlindjen. Mire kur qeverite dikur s'kane qene demokratike dhe per kete mekat s'canin koken sa duhej,por tani 20 vite demokraci dhe neser me shume demokraci,ky problem si do zgjidhet teorikisht pastaj konkretisht nga qeverite e Tiranes,kur gjithe banoret e saj dhe politikanet keto ngrica nuk i provojne ndoshta gjithe jeten? Vetem elementin kepuce tu analozosh ketyre banoreve tmerohesh kur ato zhup-zhap, futin dhe nxjerin ujin sa here shkel mbi deboren llapavec.Nderkohe mijra kepuce ushtarake flinin kot neper depot per 50-60 vite.Te pakten qeveria me nje fond te vecante pleqve,femijeve te shkollave,tu siguroje falas sipas familjeve K E P U C E T per dimer dhe shi ne keto treva,jo ne Sarande apo Durres.E jetova vete Shqerasin kur zonja P. Xega bosja e kuadrit me tha: do shkosh per disa jave,dhe keto jave u bene 8 vite ne temperaturen me te ulet te Shqiperise - 17 Gr.Celcius.Atje kuptova se banoret e ketij fshati ishin denuar me kushtet,lageshtine e kenetes,dhe punen nga mengjezi deri kur dielli perendonte,aq ishte mendesia ne drejtim e asaj kohe.Qe mos e zgjat,zyrtareve qe pergjigjen per kete mekat ne keto treva,ju lutemi mos harojne se dimri perseri vjen,por jo ti gjeje keta banore me keq e me keq nga viti ne vit.