English

Iki nga politika nëse humb zgjedhjet - shprehet Berisha

Emisioni “Debat” sjell te premten ne orën 21:00 një interviste ekskluzive te kryeministrit Sali Berisha. Nga zyrat e selisë qe drejton prej me shume se 6 vjetësh, lideri i mazhorances, Sali Berisha, ne një interviste prej me shume se 2 orësh, ka sqaruar këndvështrimin e tij dhe qëndrimin e mazhorances për çështjet me te nxehta politike. Kryeministri Berisha, duke iu referuar zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, ka deklaruar për here te pare se do te ike fare nga politika nëse humbet ne 2013-ën, gare qe do ta kryesoje vete. Kryeministri ka folur për 21 Janarin, motivet për kërkesën e shkarkimit te numrit 2 te KLD-se Kreshnik Spahiu, për partine e presidentit Topi, arsyet pse rrezoi kandidaturën e Sali Shehut për postin e kreut te KLSH, ndryshimet ne qeveri, si dhe për projektin e parlamentit dhe stadiumit te ri. Intervista ekskluzive do te transmetohet e plote ditën e premte ne orën 21:00.

ekskluzive nga vizion plus

KOMENTE