English

Intervistë. Vjehrra na ndau përfundimisht

Raporti i dashurisë midis vjehrrës dhe nuses mund të shndërrohet edhe në një urrejtje të theksuar. Emisioni i “Pasdites” solli ditën e mërkurë një prej rasteve më ekstreme, kur një vjehrrë imponoi ndarjen përfundimtare të djalit të saj nga bashkëshortja.

“Sa ishim të fejuar dhe të martuar, e jetonim vetëm shkonim shumë mirë bashkë (me bashkëshortin). Megjithatë, kur nëna e tij ngeli vetëm, mendova si për nënën time dhe i propozova që ta ftonte që të jetonte me ne. Ky ishte një gabim shumë i madh pasi në fund ajo na ndau. Ishte shumë xheloze ndaj djalit të saj”, tregon fatkeqja, e cila u intervistua me kurriz, për të mos u identifikuar.

“Ajo e shihte që unë e kisha dorën e thyer, por nxiste burrin që të më godiste. Shpresh e akuzonte që më donte mua më shumë se atë dhe e ndërsente kundër meje atëherë kur unë nuk gjendesha në shtëpi. Pastaj, më jepte urdhëra, më zgjonte natën dhe më detyronte të qëndroja zgjuar atëhetë kur ajo flinte. Vinte dorë kundër meje, merrte rrobat, të lara ose të palara dhe i kërkonte që t’I laja prapë. Ishte një torturë”.

E divorcuar pas disa vitesh martesë, gruaja tregoi se ishte vjehrra, pjesërisht fajtore për faktin që nuk lindi dot kurrë fëmijë. “Nuk kisha fëmijë, por nisa të kurohesha dhe mjekët ishin optimistë që do të lindja. Megjithatë, ajo më thonte përditë: “Ç’I do fëmijët ti?”. Thonte nuk ke ku ha, nuk ke ku rri, nuk di t’i edukosh. Më merrte ilaçet që merrja dhe i hidhte”.

Megjithatë, konflikti nuk nisi menjëherë. “Armiqësia e saj ndaj meje nisi në një moment të caktuar, kur i mbeti hatri për diçka të vogël”, rrëfen viktima e keqtrajtimikt ekstrem fizik e psikologjik prej nënës së ish-bashkëshortit të saj.

“Donte të rregullonte djalin me një grua tjetër. Ai atë nuk e mori asnjëherë, por mua më shfrynte gjithë inatin. Sillej ashtu me qëllim që të ma bënte jetën të pamundur. Më shqetësonte natën (përlotet). Nuk i them dot të gjitha. Në 4-5 të mëngjesit hapte derën befas dhe hynte në dhomë. Im shoq i fliste, por ajo s’merrte vesh. Ishte shumë xheloze ndaj fëmijës, hynte në dhomë pa trokitur gjithmonë, deri sa bindi djalin që të flinte edhe ajo në dhomën tonë. Kështu na ndau përfundimisht”.
realizuar nga top-channel

KOMENTE
  • vajza nga milano14:13 - 20 Janar 2012
    eshte shum e vertet se ke sa te duash vjehrra te ndyra qe ta bejne jeten te pamundur por eshte gabimi me i madh qe te ndash djalin nga nusja per nje xhelozi te kote por nuk kan faj vjehrrat kan faj djemte qe i pyesin dhe bejn qa ti thojn ato.ishalla vdesin sa me shpejt ato qe e bejn kete gje
  • fitim Behrami14:07 - 20 Janar 2012
    aio koka kan kuder :P