Për shkak të prishjes së frymës konsensuale mes maxhorancës dhe opozitës, komisioni parlamentar i ligjeve ka vendosur shtyrjen e diskutimeve për Kodin Civil.
Deputetët e Partisë Socialiste në komision kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e ligjit për Kodin Ciil, dhe përgatitjen e relacionit përkates për këtë draft, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash në Kuvend. Në këtë mënyrë Komisioni i ligjeve i dha kohë relatorit socialist Damian Gjiknuri, ndërkohë që mbledhjen e ardhshme pritet shqyrtimi i pr/ligjit. Relator i kësaj çështjeje, nga mazhoranca është Viktor Gumi, kurse nga opozita Damian Gjiknuri.
Por në Konferencën e Kryetarëve, opozita nuk miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që në të u përfshinë ligjet me 3/5 e votave pa konsensusin e saj.