English

Numri i vrasjeve për 2011 erdhi në rritje ( VIDEO )

409

Vrasjet gjatë vitit 2011 erdhën në rritje në krahasim me vitet e tjera por përsa i përket zgjidhjes së tyre nga ana e policisë, ato janë rritur.
Hysni Burgaj në analizën vjetore të policisë së shtetit ai theksoi:
”Janë realizuar 124 vrasje dhe janë zbuluar 106, çka shënon një rritje prej 3% e shkallës së zbulueshmërisë së policisë në krahasim me një vit më parë. Midis vrasjeve të zbuluara, 70 kanë qenë për motive të dobëta, 13 për arsye pasurore, 5 raste gjakmarrje, 5 raste hakmarrje dhe pjesë tjetër për arsye të tjera.
Shqipëria regjistroi një numër në ulje të aksidenteve me pasojë vdekjen. Statistikat e bera publike në analizën vjetore të policisë së shtetit tregojnë për 30 të vdekur më pak.
Për vitin 2011, evidentohet rritja aksidentit me 312 raste më shumë, por njëkohësisht, rastet me pasojë vdekje janë reduktuar në 30 persona më parë në krahasim me 2010-n.
Përsa i perket veprave të korrupsionit, sipas policise u evidentuan 59 raste me 134 zyrtare të proceduar penalisht, prej të cilëve 64 të arrestuar dhe 70 hetuar në gjendje te lirë" - theksoi Burgaj

KOMENTE