English

Pa njohje të komunitetit çam, jo varreza të reja greke

“Kryeministri Sali Berisha duhet t'u kërkonte grekërve njohjen e komunitetit çam e më pas të firmoste vendimin për varrezat e reja greke” - ka qenë prononcimi i fundit i Aleancës Kuq e Zi, që pretendon se ligji është firmosur 10 ditë më parë nga shefi i qeverisë shqiptare zoti Sali Berisha.
Ligji parashikon vendosjen e varrezave të reja greke në zonën jugore të Shqipërisë por për Aleancën, qeveria e Shqipërisë para se të merrte një vendim të tillë duhet t'i ti kërkonte palës greke plotësimin e kërkesave dhe të drejtave të komunitetit çam.
Aleanca ka bërë të ditur se pak ditë më parë gjykata e Apelit Korçë dënoi me burg kryetarin e OMONIA-s në këtë qytet, i cili ndërtoi varret greke në Boboshticë duke dëmtuar varret e të parëve tanë.

KOMENTE