Sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" mbi 1 mijë taksistë janë hedhur në protestë për të mbrojtur të drejtën e biznesit të tyre.
Ata i kërkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës të mbajë premtimin për moslejimin e taksive të paliçensuara, pasi dëmtojnë biznesin e tyre i cili përkon me të gjitha rregullat.
Por megjithë kërkesat e vazhdueshme të tyre për të takuar kryetarin e bashkisë, ata thonë se Basha nuk i ka pritur dhe drejtuesit e automjeteve taksi, prej kohësh ankohen per konkurencen e pandershme, por duket se asnjë zgjidhje nuk po jepet nga Bashkia e Tiranës.