Kelly Brook, 32- vjeç shprehet e lumtur dhe e qetë në atë ç'ka është dhe paraqit trupi i saj. Ajo paraqitet në këto foto me koleksionin e rri të veshjve të brendshme ku dhe ndan disa këshilla sekrete të saj për të qënë gjithmonë seksi me veshjet.
Ajo tha se vajzat duhet të pëlqejnë ato veshje intime që ndihen komode dhe që nxjerrin në pah belin e tyre.
Kelly ka qënë e apasionuar pas veshjeve të brendshme që kur ka qënë 19 vjeç madje ajo koleksiononte veshje si të Victoria Secret, por që ishin shumë komode dhe të tregonin super seksi.
Modeli Ultimo tregon ajo, të bën të dukesh si Marilyn Monroe, dhe që e bën atë të flejë pa pizhame dhe në dimër preferon të flerë me çorapet e të dashurit të saj Thom Evans.
Por që të mbajë veten e saj në kushtet e një modeleje ajo shpjegon:
. ec kudo sa më shumë të mundesh
. pi sa më shumë ujë
. përdor rregullisht një dhomë me avull për të hequr toksinat nga trupi
. në lidhje me seksin qëndroj me atë person që më bën të ndihem e vetmja vajzë në botë
. për të mbajtur vitalitetin e këmbëve gjatë dimrit përdor exfoliating, që ti jap shkëlqim dhe rigjenerim lëkurës
Në një intervistë për Telegraph ajo thotë që nëse do fokusohej vetëm në një gjë ajo do të kishte një karrierë si aktorja Kate Winslet ose balerinë e një klasi të lartë.
Gjithashtu ajo shprehet se sot që të jesh e bukur nuk do të thotë të jesh gjithmonë e hollë apo të bësh operacione të ndryshme ku femrat ndihen krenare nëpër biseda për atë ç'kanë bërë, duke përbuzur të tjerat. Mjafton pak shërbime të thjesha për veten, të pakushtueshme shumë, dhe gjithmonë të jesh e sinqertë e dashur dhe vetvetja. Unë e dua veten dhe trupin tim.