English

7 ushqime natyrale për ti fshirë kg e tepërt

Lexoni por dhe praktikoni këto ushqime për të qënë të shëndetshëm dhe elegantë

1. Portokallet – asgjësojnë dhjamërat
Një kokërr portokalli përmban 56 kalori dhe në stinën e dimrit mund ta gjeni me bollëk. Portokalli hyn në listën e produkteve që përmbajnë “indeksin” më të lartë të ngopjes dhe fibrat e tij ndihmojnë për të luftuar yndyrnat. Sipas kërkimeve shkencore që janë bërë, njerëzit që konsumojnë ushqime me fibra, janë më elegantë.

2. Vezët – energji dhe proteina
Një vezë përmban 78 kalori dhe përveç se përbën lëndë ushqyese, është burim proteinash, të cilat të japin ndjenjën e ngopjes. Nëse hani vezë në mëngjes, do të keni “marrë” 330 kalori më pak nga një mëngjes me produkte të tjera.
Edhe në qoftë se vezën do ta preferonit të skuqur, mund të përdorni një tigan që nuk ngjit dhe mund ta skuqni vezën duke hedhur shumë pak vaj. Me këtë mënyrë, mund të shijoni një mëngjes të këndshëm, që nuk do t’ju bëjë “t’ju vrasë ndërgjegjja”.

3. Çokollata e errët – një “tundim” i ëmbël
Sipas kërkimeve, është provuar se në qoftë se hani çokollatë të errët, do të keni ndjenjën e ngopjes dhe do të konsumoni shumë më pak ushqim vaktin tjetër të ditës. Kjo, pasi përbërësit e çokollatës ngadalësojnë tretjen dhe si rezultat, do të ndjeheni të ngopur për shumë orë gjatë ditës. Një copë çokollatë përmban 170 kalori dhe mund të kufizojë oreksin për diçka të kripur, të ëmbël apo të yndyrshme.

4. Stikat – zëvendësueset e bajameve
Edhe pse nuk janë bërë pjesë e ushqimeve që konsumojmë, ka ardhur koha t’i përdorim.
Stikat e pishave përmbajnë acide që janë shumë miqësore ndaj zemrës, si dhe hormone që “mashtrojnë” ndjesinë e urisë. 15 gram stika pishash (rreth 80 stika) kanë 95 kalori.

5. Djathi – “aleati” i kripur
Djathi i bardhë dhe djathi i bërë me qumësht dhie janë me anën tonë. 15 gram përmbajnë vetëm 76 kalori.
Kaq është e mjaftueshme për t’u ngopur, ndërkohë që substancat e tij fillojnë menjëherë “luftën” për të djegur yndyrnat.
6. Qumështi i skremuar – jo vetëm për fëmijët

Qumështi i skremuar nuk është vetëm për fëmijët. Një gotë qumësht përmban 86 kalori. Edhe pse thuhet se është ideal për zhvillimin e fëmijëve, sipas kërkimeve del që ndihmon edhe të rriturit, sidomos ata që përpiqen të “djegin” disa kalori.
Proteinat që përmban, të japin ndjesinë e ngopjes më shumë se çdo produkt tjetër që përmban sheqerna.

7. Patatet – ushqim i keqkuptuar!
Siç dihet tashmë, patatja përmban karbohidrate, fakt ky që e pozicionon pataten në listën e ushqimeve kundër dietës. Por një kokërr patate, edhe pse përmban 161 kalori, të jep ndjenjën e ngopjes 3 herë më shumë sesa një fetë buke.
Dhe mos harroni që niseshteja natyrale që përmban patatja ndihmon organizmin për të djegur yndyrnat. Ndaj, për t’u zgjidhur keqkuptimin, është mënyra e gatimit ajo që e bën pataten një ushqim që të shëndosh, apo që të dobëson.

KOMENTE