English

Gati ujëhedhëset për 21 janarin

Nesër,pra ditën e shtunë, 21 janar 2012, Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen me rastin e 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Axhenda e aktiviteteve vijon si më poshtë: Ora 09:30, pritja e miqve në sheshin pranë bashkisë së Lushnjës dhe në mjediset e saj; Ora 10:00, vizitë në shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës”; Ora 11:00, takim përkujtimor në sallën e Qendrës Kulturore “Vaçe Zela”. Këtu Kryeministri Berisha do të mbajë dhe një fjalim. Sakaq, në Tiranë policia ka nisur të marrë masat duke presupozuar një demonstratë të dhunshme nesër në kryeqytet. Makinat ujëhedhëse janë bërë gati paraditen e sotme dhe janë parë të furnizohen pranë stacionit të zjarrfikëseve në zonën e 21 dhjetorit.

KOMENTE