Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Medin Zhega është transferuar pak ditë më parë nga Kanadaja për në spitalin Nr.5 të Tiranës, në repartin e neurokirurgjisë.
Zhega është transferuar nga Kanadaja në fund të vitit 2011, me një avion special, për të mos shkaktuar komplikacione të mëtejshme. Ai pësoi një goditje cerebrale në muajt e verës, duke u rrëzuar në vaskën e shtëpisë në Kanada.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitale shumë të specializuara, gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë. Medin Zhega ka qenë lojtar i kombëtares dhe trajner i saj për disa vjet.
Ndaj kreu i shtetit Bamir Topi ka vizituar sot në spital ish-trajnerin e kombëtares shqiptare Medin Zhega ku u njoh nga afër edhe me gjendjen shëndetësore të tij.