English

Përurohet urgjenca e Tiranës pas rikonstruktimit

Pas rikonstruktimit të plotë godina e urgjencës mjekësore në qytetin e Tiranës është përuruar sot nga ministri i shëndetsisë Petrit Vasili. Ky investim prej 17 milion lekësh të rinjë konsiston në përmirësimin e kushteve të godinës dhe në blerjen e paisjeve të reja mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se urgjenca do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e shërbimeve tek personat që kanë nevojë.

Kjo urgjencë është pajisur edhe me një ambulancë të re, e cila mundësohet nga një grand japonez. Në urgjencën shëndetësore marrin shërbim rreth 25 mijë persona në vit, dhe 7 500 e të sëmurë kërkojnë transport për në siptalin Nënë Tereza, pasi marrin ndihmën e parë mjekësore.

Gjithashtu kjo urgjencë transporton edhe shumë të aksidentuar nëpër rrugët. Përqindjen më të madhe në këtë urgjencë e zënë të sëmurët kronikë.

KOMENTE