Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan qëllimisht kompjuterin si provë për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit. Videoja e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Videoja e plotë, të cilën gazeta Tema mund ta bëjë publike të transkriptuar dhe nga prokuroria, tregon fytyrën reale të Ilir Metës se sa para u kërkon në muaj vartësve të vet. TV Klan duhet ta transmetojë të plotë për të parë gjithë shqiptarët si gjobit ministrat dhe zëvendësministrat Ilir Meta. Është një video që riçon në gjyq Ilir Metën, pasi vartësi e tij dëshmojnë gjatë saj jo vetëm gjobat mujore që ai merr, por dhe ligësinë me të cilën i detyron të punojnë çdo i emëruar për të.
Videoja ka kohë që shfaqet në rrethe të ngushta të LSI, ku u jepej zemër anëtarëve të dëshpëruar të mos humbisnin besimin tek Ilir Meta. Prokuroria, e cila është tradhtuar në këtë rast nga tre ekspertët e Spartak Brahos, me siguri që do të reagojë ligjërisht për këtë prishje të qëllimshme të hetimit që Meta kërkon të bëjë nga frika e rishkuarjes para gjyqit.
Ja një pjesë e transkriptuar, që nuk u transmetua:
Prifti: Nuk kanë ndonjëherë Ministria aty, nga presioni i madh. Me biznese e kupton,. vetëm ti ndihmosh kështu se s’kam ça i bëj më parë s’kam mundësi.
Beqiri: Nuk është kjo rruga, me dëgjo mua.
Prifti: Po t’i thashë o burrë.
Beqiri: Po pse ça të ka thënë?
Prifti: Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro.
Beqiri: Jo o burrë, është shumë.
Prifti: Po… ne, ne, ku ti gjejmë! I bi me shit shtëpinë pastaj!.
Beqiri: – Po jo o burrë jo, shiko tani mos, unë nuk besoj, unë të thashë, në fillim unë të thashë një herë, të dola hapur, tani po të them, po të betohem, unë nuk kam bërë absolutisht i kam thënë, po do hajde ulemi ca i kam thënë (Ilirit). (Unë kam thënë,) shiko, ca më ke kërkuar, nja dy gjëra (politike), ato që kam bërë më tepër (kanë qenë) thjesht (konfliktin e) makinës, nuk më është futur në pazare, (i thashë) një herë që vajti (t’i jepje), jo tha ai… (Monika), absolutisht. Për këtë tha, i thashë unë dëgjo: Ka ndonjë gjë që nuk shkon te Tani? Epo s’do merrem me (atë) tha, unë një herë i them tha, kaq. Nuk ka thënë ndonjë (gjë)………….
Një videopërgjim është futur në transmetim direkt televiziv nga avokati i Ilir Metës, z.Spartak Braho dhe komprometon ish-ministrin e Ekonomisë dhe deputet i Parlamentit, Dritan Prifti.
Në një bisedë televizive në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, z.Braho i dorëzoi moderatorit një CD ku tha se gjendet një videoregjistrim komprometues, duke konfirmuar se z.Prifti implikohet në video.
Direkt në TV u shfaqën pamje teksa z.Dritan Prifti vendos përgjues tek banesa e tij e po ashtu edhe tek zyra e tij kur ishte ministër i Ekonomisë.
Më tej sikundër shikoni edhe tek fotoja nga video e transmetuar, shfaqet z.Prifti në shtëpinë e tij duke pritur një person i cili ka një çantë me para në dorë.
Mes Priftit dhe personit që i është censuruar identiteti, zhvillohet një bisedë e shkurtë ku në fakt thjeshtë bëhet numërim parash. Personi nxjerr nga çanta 70 mijë euro dhe ia jep z.Prifti i cili numëron eurot bashkë me të.
Në emisionin "Opinion" ku u shfaq videoregjistrimi, përballë Spartak Brahos ndodhej Preç Zogaj si përfaqësues i opozitës, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e të tjerë.
Z.Braho deklaroi se janë në total rreth 197 orë regjistrime. Kurse duke iu referuar videos që sonte do të bëjë publike, tha se është një përgjim 20 minutësh.
Braho deklaroi se këtë video e posedon aktualisht edhe Prokuroria e Përgjithshme. Kurse theksoi se jo të gjithë këtë video 20 minutëshe e posedon Prokuroria kurse u angazhua që në TV direkt, të transmetohet e plotë në 20 minutat e saj. Në të vërtetë rezultoi se ishin rreth 15 minuta regjistrime ku 5 minutat e para nuk kishin zë.
Pjesa që nuk u transmetua në videon e Spartak Brahos
-
Benitto Galiani11:27 - 20 Janar 2012Do Dali edi Rama lakutiq