English

Pse i marrim përsëri kg që humbasim?

Secili prej nesh ka provuar të humbase disa kile me anë të një diete të caktuar, sikurse heret a vone shtimi në peshë mund të rikthehet sërish.
Tashmë është gjendur arsyeja e pyetjes sonë të përditshme, pse ndodh kjo?

Bëhet fjalë për një sindromë e cila zhvillohet pas dietës, një mekanizëm mbrojtës i koordinuar mes hormoneve dhe metabolizmit, të cilat na drejtojnë të shtojmë në peshë.

Këtë zbulim e kanë bërë një grup studiuesish australianë, të cilët shpjegojnë një studim të publikuar në “New England Journal të Mjekësisë”. Në këtë studim kanë asistuar 50 burra dhe gra, të cilët në fazën fillestare peshonin 105 kg dhe 90 kg për herë të fundit. Pas 10 javësh diete, personat e studimit kishin humbur 13 kg. Në këtë pikë, 34 pacientë ndërprenë dietën dhe filluan të punojnë për të mbajtur peshën e re.

E gjithë kjo procedurë realizohej me anë të këshillimit dhe me anë të telefonit për mënyrën e të ushqyerit. Por pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje, pas një viti, pacientët kishin marrë sërish 5 kg, ndërsa ndiheshin të uritur dhe të shqetësuar për ushqimin kur filluan dieten. Studiuesit zbuluan se organet e pacientit të shëndoshë, silleshin si të ishin të uritur, për të fituar peshën e humbur.

Ishte sikur të kishe një sindromë “post-diete” – thotë Joseph Proietto.

“Ajo që ne pamë ishte një mekanizëm mbrojtës i koordinuar me komponente të shumtë, të drejtuar për të na shtuar në peshë”, tha me tej ai. Megjithatë ky rezultat i referohet një kampioni të caktuar të personave më të shëndoshë.

KOMENTE