Mendohet se rreth dy të tretat e njerëzve në botë e zhvillojnë një betejë me hemorroidet. Parandalojeni shfaqjen e tyre, duke mos ngritur pesha të rënda, duke mos qëndruar për kohë të gjatë ulur, apo në këmbë
Mendohet se rreth dy të tretat e njerëzve në botë e zhvillojnë një betejë me hemorroidet. Parandalojeni shfaqjen e tyre, duke mos ngritur pesha të rënda, duke mos qëndruar për kohë të gjatë ulur, apo në këmbë. Sëmundja e enëve të zgjeruara të gjakut rreth anusit dhe pjesës së poshtme të rektumit i godet njësoj si meshkujt, po ashtu edhe femrat, të rinjtë dhe të moshuarit.
Faktorët më të shpeshtë të rrezikut:
1. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
2. Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë
3. Mbipesha
4. Ngritja e peshave të rënda
5. Shtatzënia
6. Diarreja kronike
Më mirë të parandalohet
Qasja më e mirë kundër hemorroideve është të parandalohet paraqitja e tyre. Me këtë rast, duke shmangur ngritjen e peshave të rënda dhe qëndrimit ulur dhe në këmbë për një kohë të gjatë, edhe mënyra e të ushqyerit është një aleat i rëndësishëm. Organizmit duhet t’i sigurohen mjaft fibra, pemë dhe perime. Po ashtu, edhe konsumimi i së paku tetë gotave me ujë si dhe i çajit bimor janë bazë për parandalimin e shfaqjes së hemorroideve.
Krahas ushqimit nevojitet edhe higjienë e rregullt
• Çdo ditë konsumoni pesë apo më shumë pemë apo perime.
• Çdo ditë konsumoni shumë ujë, pa marrë parasysh nëse ndjeni apo nuk ndjeni etje
• Shmangeni mishin e kuq, produktet e mishit, produktet e përpunuara dhe çokollatën
• Shmangeni kafenë dhe alkoolin (sidomos verën e zezë)
• Ushqimet agresive, si specat e kuq, vetëm sa e vështirësojnë gjendjen, prandaj do të ishte mirë t’i shmangni
• Ushtrimet e përditshme janë mënyrë e mirë që ta keni një jetë pa hemorroide.
Si ti shmangim Hemorroidet. Këshilla
-
Mevlud Vila11:40 - 23 Janar 2012flm por un krejt qeto qe i the un i baj po per veq ilaqi nuk qe ma ndalon dhimbjen kam blej ilaq prifat
-
ela23:07 - 21 Janar 2012shume faleminderit per keshillat.
-
Edi22:50 - 21 Janar 2012keni harru me permend qe nuk duhen ngritur pesha te renda, nuk duhet te qendrosh per kohe te gjate ulur, apo ne kembe....