English

Aksident në rrugën Shkodër - Lezhë dhe Hani i Hotit

Edhe pse kodi i ri rrugor hyri në fuqi në 11 janar dhe gjobat në lidhje me shpejtësinë e makinës janë rritur përsëri shmangia a akidenteve nuk po zbutet.
Por arsyeja madhore mbetet në dorën tonë, jemi ne ata që drejtojmë makinën dhe që duhet të kemi më tepër kujdes.
Në aksin Shkodër-Lezhë, ka ndodhur aksident ku si pasojë ka gjetur vdekjen një person, drejtues i një automjeti.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Krye Bushat, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Për rrjedhojë, njoftojnë burimet, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mjeti tip “Benz” me targë “AA 710 AF” dyshohet se doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe.
Vetëm pak më vonë një kopie e aksidentit të parë është regjistruar, këtë herë në aksin që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit, edhe këtu me një viktimë.
Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, shtetësja Hana Braka ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën ajo udhëtonte ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, tre persona të tjerë që udhëtonin bashkë me 42-vjecaren Braka kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve, të aksidentuarit dhe viktima janë anëtarë të së njëjtës familjes.

KOMENTE