English

Kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të mazhorancës, përkujtojnë Kongresin e Lushnjës

Ashtu si një ditë më parë mediat njoftuan se opozita do të zhvillojë homazhe për 21 janarin në Tiranë, dhe mazhoranca përkujton në Lushnjë 92-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetë të Partisë Demokratike, gjendet sot në Lushnje në përkujtim të 92-vjetorit të Kongresit të Lushnjes. Me këtë rast në qytetin e Lushnjes do të zhvillohen një sërë aktivitetesh ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Gjatë vizitës së tij në Lushnje, Berisha do të takohet me figura të njohura të këtij qyteti dhe në orën10:00 ai do të vizitojë shtëpinë muze, "Kongresi i Lushnjes". Ndërsa në orën 11:00 Kryeministri do të marrë pjesë në takimin përkujtimor në sallën e Qendrës Kulturore "Vaçe Zela" ku do të mbajë dhe një fjalim. Kongresi i Lushnjes u mbajt më 21 janar të vitit 1920-ë. Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga, ku morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Në punimet e tij, kongresi mori edhe vendime të rëndësisë së veçantë, si ato për organizimin e një kryengritjeje të përgjithshme popullore kundër pushtuesve të huaj, të cilët pretendonin copëtimin e tokave shqiptare.

KOMENTE
  • paterioti13:26 - 21 Janar 2012
    plerat e vendit
  • m.aga13:10 - 21 Janar 2012
    SA "NJERI I SHEMTUAR "QE JE, O SALI BERISHA
  • m.aga13:08 - 21 Janar 2012
    o sali berisha ike nga tirana se sta mbante te rrije, o zoooot sa "njeri i shemtuar" qe je!!!!!!!!!!!