Dhe pak orë na ndajnë nga 21 janari ku si sot, 1 vit më parë u vranë 4 persona në një demostratë, dhe sot përkujtohet kujtimi i tyre. Ambasada amerikane i bën thirrje qytetarëve dhe punonjësve të saj të kenë kujdes.
Në njoftimin e nxjerrë thuhej:
"Partia Socialiste ka aplikuar për një leje nga Policia e Shtetit shqiptar për të mbajtur një tubim publik në qytetin e Tiranës ditën e shtunë në 21janar. Tubimi pritet të fillojë në ora 10:30 dhe të zgjasë deri në 14:00. Informacionet aktuale tregojnë se mitingu do të fillojë në selinë e Partisë Socialiste dhe pastaj do të vazhdojë përgjatë rrugës kryesore të Tiranës "Dëshmorët e Kombit" bulevardit, duke përfshirë edhe zyrën e Kryeministrit dhe ndoshta në vende të tjera.
Demostrata mund të ndikojë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin. Përveç kësaj, rrjetet lokale të telefonisë celulare mund të bëhen të pasigurta gjatë periudhave të vëllimit jashtëzakonisht të lartë të trafikut telefonik.
Edhe pse, demostratat paqësore në Tiranë kanë ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, një demonstrim në 21 janar 2011 ishte i dhunshëm dhe rezultoi në vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerë, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit shqiptar. Mitingje pasuese në Tiranë kanë qenë të qeta dhe kanë tërhequr deri në 10.000 njerëz, sipas vlerësimeve të besueshme. Ne i kujtojmë qytetarëve amerianë se edhe pse demonstrata e nesërme është paqësore , ajo mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nëse është e mundshme. Perosneli i Ambasadës së SHBA është këshilluar për të shmangur zonat ku demonstrata do të ndodhë dhe për të kufizuar të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë protestave. Demonstratat në një qytet kanë potencial që të shpërthejnë në demonstrata edhe në qytete të tjera. Të jeni vigjilent dhe të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj dhe kushtojini vëmendje raportimeve të medias lokale të lajmeve në lidhje me të gjitha tubimet publike ose demonstratat të mundshme. Qytetarët e SHBA nxiten të ushtrojnë kujdes të fortë, nëse do të jenë në afërsi të ndonjë demonstrimi. Qytetarët e SHBA qëudhëtojnë jashtë vendit duhet të monitorojnë rregullisht faqen e internetit të Ambasadës së SHBA-së dhe të Departamentit të Shtetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të internetit” - thuhet në njoftim
Kujdes në protestë, bën thirrje Ambasada Amerikane në Tiranë
-
cuniny03:00 - 21 Janar 2012Lere se e prishesh si popull sdo behemi asnjeher usta te shtetit tone pi vec do prishim keto po skane faje se I shkojne pas nje psikopati !
-
Greta Pici02:12 - 21 Janar 2012shqiptaret akoma nuk u bene njerez qe marrin vesh