Familja e ish-kryeministrit Fatos Nano, tashmë që ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në Tiranë, duket se dhe po bën plane aftagjata për të ardhmen e tyre financiare, duke shtuar bizneset në kryeqytet.
Mësohet se Xhoana Nano sapo ka hapur në një ambjent ngjitur me ato ku ndodhet edhe agjencia e saj e udhëtimeve: një restorant super-luksoz, i cili ka mirëpritur emrat më të njohur të politikës dhe biznesit, raporton portali shqiptarja.
Sigurisht klientët VIP janë ata që frekuentojnë më së shumti restorantin, i cili ka si specialitet prodhimet e detit.
Burime të sigurta konfirmuan se ky është një biznes i ri i zonjës Nano, e cila ka vendosur të provojë një linjë tjetër fitimprurëse, ndryshe nga ajo e agjencive të udhëtimeve. Restoranti ndodhet në mjediset e stadiumit Selman Stërmasi në kryeqytet, i cili siç shihet edhe nga pamjet e jashtme nuk të lë përshtypjen e një lokali luksoz, por nga brenda mund të konfirmosh krejt të kundërtën. Sigurisht, ata që kanë patur fatin të shijojnë recetat e zgjedhura, konfirmojnë se ky restorant është një ndër më të rafinuarit në Tiranë.