English

Shpëtojnë pasagjerët, digjen bagazhet

Ashtu siç u njoftuam herët në mëngjes për incidentin e autobusit të linjës Tiranë - Prishtinë 46 udhëtarë të kësaj linje kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri që përfshiu autobusin me të cilin udhëtonin. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.45 minuta në Fushë-Dukagjin të Kukësit në segmentin e autostradës Kalimash-Kukës. Zjarrfikësit e Tunelit të Kalimashit të mbështetur edhe nga ata të Kukësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët, ndërsa fatmirësisht nuk është lënduar askush.

Hetimet paraprake të shërbimit zjarrfikës kanë përcaktuar djegien e ferrotave, si pasojë e frenimit të shpeshtë gjatë zbritjes në dishezë, që kanë ndezur fillimisht gomat e para e më pas të gjithë autobusin.

Në autobus kanë mbetur edhe pjesa më e madhe e bagazheve, të cilat janë djegur tërësisht, ndërsa shoqëria e transportit që kishte në pronësi autobusin ka dërguar menjëherë një autobus tjetër dhe rreth orës 19.30 të gjithë udhëtarët janë nisur drejt Prishtinës. Autostrada si pasojë e këtij incidenti mbeti e bllokuar për rreth një orë në të dy krahët e saj.

KOMENTE