English

Humori varet dhe në varësi të dritës

Pse është drita aq e rëndësishme?
Trupi ynë ka nevojë për sasi adekuate të dritës në kohë ta caktuar të ditës për të nxjerrë më të mirën prej saj.
Kështu, ta zëmë, drita në mëngjes ndihmon që të zgjohemi dhe jep energji, ndërsa dritat e rrugës në mbrëmje japin shenja që është koha për gjumë.
Drita është vendimtare për mirëqenien dhe shëndetin tonë. Duhet të sigurojmë nivelet adekuate të dritës në kohë të duhur të ditës për të ruajtur vigjilencën, disponimin e mirë, produktivitetin dhe që ta dimë që është koha për gjumë.

Sa dritë na nevojitet?
Sasia e dritës për të cilën kemi nevojë varet nga koha e ditës dhe aktivitetet që duhet t’i kryejmë. Gjatë ditës kemi nevojë për më shumë dritë për t’i mbajtur nivelet e energjisë, ndërsa në mbrëmje kemi nevojë për shumë pak dritë që trupi të përgatitet për gjumë. Për të siguruar sasinë e nevojshme të dritës gjatë ditës duhet të kalojmë të paktën një orë përjashta, sepse drita natyrore e jashtme është më ë shëndetshme dhe efikase se sa ajo artificiale.
Mirëpo, për gjumë duhet t’i errësojmë hapësirat, të fikim televizorin të paktën një orë para gjumit, ashtu që trupi të marrë mesazhin që është koha për gjumë. Nëse lëni sasi të madhe drite në hapësirë, pavarësisht asaj që është koha për gjumë, trupi juaj mund të marrë mesazhin e gabuar, respektivisht që duhet të zgjohet dhe të përgatitet për punë dhe aktivitete.
Problemi me dritën artificiale lind, sepse zvogëlohet tajitja e melatoninës, hormonit të cilin e prodhon epifiza në tru, në periudhën prej orës 21 deri në ora 8, varësisht nga ritmi i shtresuar i gjumit. Ky hormon është shumë i rëndësishëm, sepse manipulon ritmin tonë të përditshëm trupor, që njihet po ashtu edhe si ritmi cirkadial.
Kur goditet ritmi ynë cirkadial vjen deri te ndryshime negative fiziologjike dhe psikologjike. Gjumi i keq mund të rrisë rrezikun nga krijimi i diabetit dhe depresionit.

Terapia me dritë
Marrja e dritës së mjaftueshme gjatë dimrit nuk është e lehtë, veçanërisht nëse punoni deri në orët e vona. Në situatat e tilla mund t’ju ndihmojë terapia me dritë. Për terapinë me dritë më së shpeshti përdoren llambat e ndryshme. Edhe pse nuk është efikase si drita natyrale, llambat ngrenë energjinë. Llambat mund të ndihmojnë edhe te depresioni dimëror dhe të letargjia.
Terapia me dritë është çështje individuale. Varet nga ajo se çfarë punoni dhe për çka ju nevojitet. Prandaj më së miri është të eksperimentoni me llamba për të parë se cila ju përgjigjet më shumë.
Nëse punoni në zyrë me ndriçim të dobët, gjithsesi përdorni llambën, sepse do t’ju ndihmojë për ta mbajtur koncentrimin. Nëse ndiheni letargjik, përdorni llambat në orët e mëngjesit për t’u ndierë më mirë.

A është e sigurt terapia me dritë?
E gjitha varet nga llambat dhe si i përdorni. Nuk është mirë që llamba të jetë shumë e fortë. Më së miri është të merrni llambën e cila shpërndan dritën në të gjitha drejtimet në mënyrë të barabartë. Po ashtu nuk do të duhej që llambat t’i përdorni para dhe gjatë gjumit.
Nëse i përdorni në mënyrë të drejtë, terapia me dritë është tërësisht e sigurt. Nëse ndieni dhimbje koke, të përziera apo hiperaktivitet, vetëm fikeni dritën.

KOMENTE