English

Partia Socialiste dhe riorganizimi i saj

Asambleja e Partisë Socialiste ka bërë dhe shpërndarjen e anëtarëve të saj por jo më sipas zonave ku kanë kandiduar por të ndryshme, duke u pregatitur për zgjedhjet e ardhshme.
Por në këtë proçes bie në sy dhe emri i Fatos Nanos i cili së bashku me Rexhep Mejdanin, Ylli Bufin dhe Servet Pëllumbin si anëtarë të përhershëm të Asamblesë Kombëtare janë pozicionuar nga kjo strukturë si të deleguar nderi në qytetin e Tiranës.

Që kur dha dorëheqjen në 2005-n, Nano ka qendruar larg PS-së, ndërsa kjo është detyra e parë që atij i caktohet pas një periudhe 7-vjecare.

Ndërkohë, risia tjetër ka të bëjë me rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë. Që pas këtij vendimi asnjë deputet nuk do të jetë i deleguar në qarkun ku ai është zgjedhur.

Ky riorganizim ka sjellë lëvizje jo të vogla në gjirin e socialistëve. Ben Blushi, deputet i qarkut Korcë, do të jetë i deleguar në Elbasan, Erjon Brace nga Berati në Korcë, Namik Dokle në Berat, Valentina Leksaj në Vlorë, Arben Malaj nga Vlora në Kukës, në Tiranë Legisi ,Arta Dade dhe Saimir Tahiri, që nuk lëviz, Gjermeni në Durrës, Pandeli Majko në Dibër, Kodheli dhe Bushati në Shkodër.
Ndërkohe gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka vënë theksin tek kriza e thellë ku është zhytur vendi dhe domosdoshmërinë e një programi antikrizë.
"Partia Socialiste duhet të jetë e pranishme në cdo pjesë të territorit të vendit. Secili të jetë zëdhënës i aspiratave të cdonjërit, të cdo komunitetit. Cdonjëri nga anëtarët e Asamblesë do të stratojë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e cuar deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, fitore jo thjesht si një ballafaqim normal politik, por fitorje e një populli të tërë në një betëje plot sakrifica e sublime si ato që përkujtuam dje", deklaroi zoti Rama.

Ndërkohë, deputeti Taulant Balla është zgjedhur edhe sekretari i Asamblesë Kombëtare.

KOMENTE