Fillimi i vitit 2012 shënon për qytetarët shqiptarë nisjen e deklarimit të detyruar te të ardhurave personale të cilat nuk kanë të bëjnë me ato qe fitojnë nga pagat, asistencat dhe pensionet por për ato që vijnë në rrugë të tjera.
Personi i cili ka realizuar të ardhura personale më shumë se 1 milion lekë ne vit, do të tatohet 10 përqind për shumën që ka tejkaluar, ndërsa ai që ka realizuar me pak do të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme. Deklarata individuale vjetore për 2011, duhet të dorëzohet brenda datës 30 prill të këtij viti në drejtorinë rajonale tatimore.
Ministria e Financave është duke punuar edhe për shërbimin online të kësaj procedure.