Atraksioni i Panairit të Fermerëve të këtij viti në Pensilvani është një skulpturë e një djaloshi dhe e një vajze, e bërë nga 500 kilogramë gjalpë, ndërsa pas mbarimit njëri nga fermerët do të përdorë gjalpin si një mjet alternativ të energjisë për shtëpitë dhe fermat për tri ditë.
Molekulat e yndyrave ndahen në molekula më pak komplekse. Pastaj kjo përzierje mund të shndërrohet në një gaz të quajtur metan, i cili mund të konvertohet në energji elektrike”, tha menaxheri i Panairit të Fermerëve, Glenn Cauffman raporton Huffington Post.
Procesi i konvertimit të gjalpit në energji elektrike do të marrë një muaj kohë dhe përderisa ndodh konvertimi në metan, vetëm duhet lidhur gjeneratori i energjisë elektrike dhe energjia e prodhuar do të jetë e mjaftueshme për tri ditë.
(zhurnal)