Pas fjalëve dhe diskutimeve të shumta që qarkullonin nëpër qytet, nga shoqatat urbane, lidhur me çmimin e biletës për linjat urbane, Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë dhe tepër e prerë në urdhrin e saj:
Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare.- është shprehur zëdhënësja e Bashkisë Anila Bisha.
Ndërkohë që pak ditë më parë linja e parë që njoftoi për rritjen e çmimit prej datës 1 shkurt ishte linja urbane Tirana e Re.