English

Disa qytete të Shqipërisë do të jenë pa drita, njofton kompania CEZ

Kohët e fundit jemi të gjithë dëshmimtarë për ndërprerjet e energjisë elektrike që janë shtuar së tepërmi dhe kjo justifikohet si mbingarkesë nga ana e CEZ. Para 2 ditësh përsëri CEZ njoftoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë ndërkohë që sot përsëri në njoftimin e ri thuhet për se do ketë kufizime mbi energjinë elektrike në disa qytete të Shqipërisë. Këtë njoftim e ka dhënë sot kompania CEZ Shpërndarja e cila sqaron për qytetarët se këto ndërprerje të herë pas hershme kryhen nga OST-ja për shkak të mbingarkesës së madhe në rrjet.
Pa drita do të jenë disa qytete në jug të vendit si Saranda, Lushnja, Vlora, Fieri, dhe Gjirokastra, që sipas CEZ do të alternohen oraret me lagje dhe do njoftohen të gjithë qytetarët. Koha që mendohet të jetë pa drita është ora 10:00:13:00 e paradites si dhe 17:00-21:00 e mbrëmjes. Por pa drita për shkak të mbingarkesës do të jetë dhe kryeqyteti në disa zona të saj si në nënstacionin e Sharrës, Kombinat, Yzberisht, Vaqarr, Mëzez dhe Ndroq.
Qytetarët e Tiranës të revoltuar për prerjen e energjisë dhe luhatjes së tensionit janë shprehur se kjo shkatërron bizneset e tyre dhe se CEZ duhet të mbajë përgjegjësi, pasi faturat çdo qytetar i paguan në kohën e duhur.

KOMENTE
  • Rudy Mucia21:13 - 23 Janar 2012
    2012 shqiperija akoma ska drita